Prishtinë, 17 dhjetor, NOA-Lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, për krim të organizuar dhe trafik të organeve, vijnë reagime të tjera nga kreu i KFOR dhe ish-shefi i UNMIK.
Akuzat e komisionerit të KiE Dick Marti, kreu i KFOR Erhard Buhler, i ka konsideruar si akuza të pabaza pasi sipas tij nuk ka dëshmi.
Një tjetër reagim për këtë çështje ka ardhur edhe nga ish-shefi i UNMIK-ut Bernard Kouchner, i cili deklaroi se nuk ka asnjë djeni për krimin e organizuar, dhe qëndroi skeptik ndaj akuzave.
"Reagimi im i parë, dhe unë e lexova atë me shumë kujdes, është se jam shumë skeptik në lidhje me realitetin e këtyre akuzave për trafikim të organeve, por reagimi im i dytë është le t'i hetojnë ato”, tha Kouchner në një intervistë për BBC-në
Këto reagime vijnë pas një sërë reagimesh të tjera gjatë ditës së sotme, që kanë qenë në mbështetje të Thaçit.
a.y/NOA