English

Arrestohen katër aktivistë të Vetëvendosjes, dhunuan posterat e Thaçit

Prishtinë, 17 dhjetor, NOA-Pasditen e ditës së sotme katër aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, janë arrestuar.

Ky veprim erdhi pas aksionit të ndërrmarë, për demaskimin e partisë në pushtet dhe liderit të saj në procesin zgjedhor të së dielës, ku janë shkruar nëpër parrullat e PDK-së dhe Hashim Thaçit, “vjedhës” etj.

Në aksion e sipër, njësitë e policisë së Kosovës kanë ndërhyrë ndaj aktivistëve duke përdorur gaz lotsjellës dhe dhunë fizike ndaj tyre.

Nga ky aksion janë arrestuar aktivistët, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Valdrin Ahmeti dhe Nol Nushi.

Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë për mediat, lëvizja Vetëvendosje e dënon dhunën e përdorur ndaj aktivistëve të saj nga ana e policisë.

a.y/ NOA
KOMENTE