English

Arrestohen tre të dyshuar për rrëmbim

Pejë, 17 dhjetor, NOA- Paraditen e sotme janë arrestuar tre persona të dyshuar për rrëmbim, nga policia e Pejës.

Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi janë tre të ndaluarit e policisë.

Krasniqi ishte i kërkuar nga Drejtoria e Burgut të Dubravës, për arratisje nga burgu i Dubravës në nëntor të 2008-ës, ku vuante dënimin për 27 vjet për vrasjen e dy zyrtarëve të PK-së në rajonin e Pejës.

Dy të arrestuarit e tjerë, Idrizaj dhe Krasniqi kanë qenë të kërkuar, për vrasje në tentativë, respektivisht rrëmbim.

Në vend të ngjarjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar,

një AK- 47 me pesë karikatorë të mbushur me fishekë të kësaj arme, një pistoletë TT, një pistoletë 9mm, municion të ndryshëm të këtyre armëve, disa monedha euro dhe një sasi që dyshohet të jetë ari.

a.y/ NOA
KOMENTE