English

Assange: Hetim i ashpër ndaj meje pas publikimit të dokumentave

Australi, 17 dhjetor, NOA-Themeluesi i faqes WikiLeaks, Xhulian Julian Assange, reagon pas hetimeve të kryera ndaj tij duke i cilësuar si tepër të ashpra, pas publikimit të dokumentave sekrete.

Ndërsa sot policia australiane deklaroi se Wikileaks nuk ka kryer vepra të jashtëligjshme në Australi duke publikuar dokumente sekrete diplomatike amerikane.

“Ne nuk e dimë se çfarë janë bazat e hetimit.

Në fakt, ashtu si gjithë hetimi suedez, i tëri po mbahet në fshehtësi”, mësohet të jetë shprehur ai vetëm një ditë pasi gjykata britanike e liroi me kusht.

Ndërkaq Assange, ka mohuar çdo djeni për ish-analistin e inteligjencës amerikane, i cili mendohet ti ketë dhënë dokumentat sekrete amerikane të cilat kanë bërë bujë në javët e fundit.

a.y/ NOA
KOMENTE