English

BE, dritë jeshile Maqedonisë për negociata

Bruksel, 17 dhjetor, NOA-Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian deklaruan se Maqedonia ka plotësuar kriteret politike.

Për shkak të kësaj Komisioni Evropian përsëriti rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në ditën e dytë të takimit të nivelit të lartë në Bruksel, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së pranuan konkluzionet e këshillit ministror që debate për caktimin e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë të bëhet gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, gjegjësisht presidencës hungareze.

Në konkluzat e miratuara, nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë është kërkuar që të vazhdohet me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si një element kyç për demokracinë dhe sundimin e së drejtës në vend.

Gjithashtu kërkohet edhe vazhdimi i reformave dhe luftës kundër korrupsionit, ndërsa fushat që duhet të bëhen përpjekje janë dialogu politik, gjyqësori, administrata publike, liria e shprehjes dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Presidenca e radhës e BE-së e cila do të drejtohet nga Hungaria fillon në 1 janar të vitit 201-të.

a.y/NOA

KOMENTE