Podgoricë, 17 dhjetor, NOA- Shtetet anëtare të Bashkimit Europian vendosën sot ti japin zyrarisht statusin e kandidatit Malit të Zi.
Zyrtarët evropianë thanë se Mali i Zi ka bërë përparim të mjaftueshëm për statusin e kandidatit por ata sinjalizojnë se vendi ka nevojë t’i përshpejtojë reformat që të mund të fillojnë bisedimet e anëtarësimit.
Udhëheqësit e BE-së mbështetën rekomandimin e bërë muajin e kaluar nga Komisioni Evropian për Malin e Zi por nuk caktuan një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
a.y/NOA