English

BE vendos, mbështetje krizës së euros

Bruksel,17 dhjetor, NOA- Samiti i Bashkimit Europian në Bruksel, jep paritmas një mesazh shpëtimi për vendet e eurozonës.

Kjo formë shpëtimi do të hapet nga viti 2013 dhe do të zëvendësojë fondet miliardëshe të deritanishme për vendet e eurozonës në vështirësi.

Pjesëmarrësit në këtë samit dhanë sinjalin e parë për ti dhënë dorën Europës për të ruajtur pozitat euro.

Në këtë samit pjesëmarrëse ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila bashkë me disa pjesëmarrës të tjerë, lëshuan një mesazh drejtuar tregjeve financiare, duke thënë se, BE nuk lë në baltë asnjë anëtar të tij.

a.y/ NOA
KOMENTE