English

Beja takon kreun e Komitetit të Punëve të Jashtme në Dumën Ruse

Tiranë, 17 dhjetor, NOA- Kreu i Komisionit kuvendor për Politikën e Jashtme, Fatos Beja priti sot Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme në Dumën Ruse, Kostantin Kozaçov dhe delegacionin që e shoqëronte.

Biseda u përqëndrua në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kozaçov vlerësoi progresin që Shqipëria ka bërë vitet e fundit dhe përgëzoi për heqjen e vizave me vendet e hapësirës Shengen duke nënvizuar se “ky është një objektiv për të cilin po punon edhe Rusia”.

Kryetarët e Komisioneve të Jashtme të Shqipërisë dhe Rusisë u angazhuan për mbështetjen e të gjitha nismave legjislative për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën ekonomike, atë të kulturës, arsimit, turizmit, etj.

Nga ana e tij, Beja kërkoi që edhe Rusia të heqë vizat për qytetarët shqiptarë si një nxitje e mëtejshme në këtë drejtim.

Në këtë kuadër, Beja përmendi se “heqja e vizave nga ana e Shqipërisë për qytetarët rusë brenda një viti ka 6-fishuar numrin e turistëve rusë që vizitojnë Shqipërinë”.

a.y/NOA

KOMENTE