English

Berisha: Ekonomia jonë me standarde, luftuam me zero tolerancë korrupsionin

Bruksel, 17 dhjetor, NOA – “Ne qëndrojmë të vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria shqiptare shkatërroi 204 banda kriminale shumë të rrezikshme dhe Shqipëria tashmë është një nga vendet më të sigurta në rajon dhe Evropë. Treguesit e kriminalitetit në vendin tonë janë më të ulët se mesatarja e BE. Këtë vit, Shqipërinë e vizituan 3.5 milionë turistë. Asnjeri prej tyre nuk pati problemin me te vogël në këtë vend”.

Kështu e ka nisur kryeministri Berisha, fjalën e tij në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili u zhvillua në Kështjellën Bouchout, në Meise, Bruksel.

Duke shtuar më tej se “ekonomia e Shqipërisë është e vogël, por dinamike dhe entuziaste. Vitin që shkoi Shqipëria kishte një rritje ekonomike prej 3.5 për qind. Këtë vit do të kemi një rritje më të madhe dhe jo sepse nuk është globale, është hiperglobale. Ne fakt kur je i vogël je i dënuar të jesh hiperglobal.

Ekonomia e saj është e vendosur në standarde të shëndosha. Ne e kemi luftuar me zero tolerancë korrupsionin”.

“Më lejoni t’ju informoj se që nga viti 2005 deri ne vitin 2009 kemi dyfishuar të ardhurat buxhetore. Në vitin 2007 ato ishin 87 miliardë dhe në 2009 ishin 188 miliardë. Shqipëria u ngjit 27 pike më lart se mesatarja e vendeve te OECD për fillimin e biznesit, 5 për qind më lart se mesatarja e OECD për investimet. Pesë vite më parë, indeksi i penetrimit të internetit ishte ndër më të ulëtit me vetëm 4.8 për qind. Këtë dhjetor ishte mbi 50 për qind dhe do të vazhdojë të rritet në vitet që vijnë”, përfundoi fjalën e tij Berisha në Bruksel.

n.e/NOA

KOMENTE