Tiranë, 17 Dhjetor, NOA - Dita sot do te nise me vranesira dhe reshje te dobeta shiu ne bregdet dhe zonat e ulta ndersa me vranesira dhe reshje debore ne zonat malore te vendit. Oret e mesdites do te sjellin fuqizim te vranesirave ne te gjithe territor ku ne zonat malore do te gjenerojne reshje debore.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me shtim te vranesirave ne territor dhe per pasoje ne oret e vona te mbremjes do te kete reshje te konsiderueshme te shiut dhe debores. Problematike do te jene debora e dendur ne te gjithe zonen malore si edhe stuhite e forta te eres. Ne mengjesin e dites se Shtune i gjithe vendi do te jete me reshje te dendura shiu e debore. Temperaturat e mengjesit do te pesojne nje renie te lehte POR mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne vend. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det sidomos gjate nates duke arritur shpejtesine 65 km/h dhe drejtim juglindor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te arrije deri ne 5 - 6 balle.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te karakterizohet nga moti i kthjellet POR temperaturat do te jene ekstremisht te uleta. Ndersa ne juglindje te kontinentit do te vendoset nje qender me presion te ulet atmosferik e cila do te sjelle vranesira te fuqishme dhe reshje te dendura shiu e debore. Problematike situata do te jete ne rajonin e Mesdheut si dhe ne Alpet Europiane pasi nje qender ciklonare e zhvendosur ne ato zona do te sjelle me vete reshje te dendura debore dhe stuhi te forta ere.
Po ashtu me reshje debore dhe shiu do te jene ishujt Britanike dhe nje pjese e qendres se kontinentit.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Rajoni i Mesdheut alarmon rreshje debore dhe stuhi te forta ere;
Belgjika alarmon per reshje te dendura debore;
Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;
Franca, Gjermania do te mbeten me reshje debore dhe temperatura te uleta.
n.e/NOA