Tiranë, 17 Dhjetor, NOA – Ndërsa të gjithëve na vijnë në mend vargjet e këngës “Shi bie në Tiranë ...”, teksa reshjet e lagështa mbulojnë shpesh kryeqytetin, sot mund të thuhet fare mirë “Borë bie në Tiranë ...”.
E kjo, pasi bora ka përfshirë gjithë kryeqytetin mëngjesin e sotëm, duke arritur që ta zbardhë atë krejtësisht.
Ndryshe nga pak ditë më parë, kur flokët e borës ranë vetëm për një kohë të shkurtër dhe vetëm sa na dhanë imazhin e harruar të saj.
Për kryeqytetin e vendit, bora është një gjë shumë e rrallë dhe prandaj, kjo e sotmja kur rrugët arritën të mbulohen me shtresën e bardhë, mund të quhet fare mirë një ditë me fat.
n.e/NOA