English

Borë e dendur, bardhësia “pushton” Tiranën

Tiranë, 17 Dhjetor, NOA Update – Duket se bora e bardhë ka për të qenë lajtmotivi i kësaj dite në kryeqytetin shqiptar, ndërsa flokët e saj janë dendësuar së tepërmi gjatë këtyre momenteve.

E kështu mesa duket, ka për të vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa qytetarët ecin rrugëve duke shijuar këtë bardhësi e cila tashmë e ka “pushtuar” Tiranën.

Ajo ka mbuluar jo vetëm të gjitha çatitë apo mbulesat e ndërtesave, atje ku nuk ka mundësi ta shprishë askush, por ka arritur që të zbardhë edhe rrugët, duke i rezistuar peshës së makinave dhe ecjes së njerëzve.

Bora, një dukuri e rrallë për kryeqytetin kishte vite që nuk binte kaq e dendur, përveç disa rasteve sporadike kur flokët e saj vetëm sa e kanë përkëdhelur, por asnjëherë “nënshtruar” Tiranën ....(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE