English

Engel: Nuk ndahet Mitrovica

E premte, 17 dhjetor, NOA- Kongresmen amerikan, Eliot Engel, në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA tha se, Serbia, nëse vazhdon të tentoj ndarjen e Kosovës, veçse humb kohë dhe rrezikon integrimin e saj në Evropë.

"Mitrovica është pjesë e pandarë e Kosovës, as edhe një centimetër nga territori i Kosovës, nuk do të ndahet, pavarësisht problemeve që ka tani atje.

Njohja e deritanishme e Kosovës nga më shumë se 71 shtete, dhe në mes tyre shtete të mëdha dhe të fuqishme të botës- si :SHBA-, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca , janë një sukses i padiskutueshëm”, është shprehur ai.

Më tej kongresmeni amerikan tha aë, do t'i bashkëngjitet komunitetit shqiptar, në çdo veprimtari e aktivitet, edhe në mandatin më të ri.

Engel vijon më tej duke thënë se, do të vazhdojë mbështetjen dhe përkrahjen e Kosovës dhe kudo çështjen shqiptare.

INA/ NOA
KOMENTE