Tiranë, 17 dhjetor, NOA- Kreu i Lëvizjes G99 Ervin Mete, reagoi për vënien e TVSH mbi barnat.
Në fjalën e tij Mete u shpreh se, taksa mbi ilaçet do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.
“Barra e kësaj takse do të transferohet menjëherë nga importuesit dhe tregtuesit tek konsumatori dhe se kjo rritje çmimi do të prekë veçanërisht të sëmurët dhe shtresat në nevojë,”- tha Mete.
Në një reagim pas këtij vendimi Ministri i Financave, Ridvan Bode ka thënë se ky vendim nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve ndërkohë që farmacistët kanë thënë se rritja e TVSH do ti faturohet blerësve.
a.y/NOA