English

Gruevski: Do e tejkalojmë problemin e emrit me Greqinë

Bruksel, 17 dhjetor, NOA- Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski theksoi se po bëhen përpjekje për tejkalimin e çështjes së emrit me Greqinë.

“Do të vazhdojmë me të njëjtën dinamikë për zbatimin e reformave, duke besuar se kjo do të kontribuojë për jetë më të mirë cilësore të qytetarëve dhe do të rezultojë me anëtarësimin në BE. Vitin e kaluar përfituam liberalizimin e vizave dhe vazhduam me reformat në sistemin gjyqësor, administratë, arsim dhe ekonomi.

Ndërkohë, po bëjmë përpjekje për të gjetur mënyra për tejkalimin e çështjes së emrit me fqiun verior. Tejkalimi i kësaj çështje do të ndihmojë në fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE”, deklaroi Gruevski.

I shoqëruar nga kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Vilfred Martens, në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e partive popullore, Gruevski u shpreh gjatë një konference se po gjenden forma të reja për tejkalimin e këtij problemi.

Kryeministri Gruevski në kuadër të samitit të partive popullore zhvilloi takime dypalëshe me disa homologë dhe president të shteteve, ndër të cilët, kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

a.y/NOA
KOMENTE