English

Hetimi i zgjedhjeve nga Prokuroria në Shkodër, Rama: Manipulim i manipulimit

Tiranë, 17 dhjetor, NOA, Update - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar hetimin e zgjedhjeve nga Prokuroria në Shkodër si manipulim të manipulimit. Ai u shpreh se ka marrë informacionin nga kreu i PDK-së Nard Ndoka, mbi mënyrën sesi është bërë hetimi.

“Për ketë pyesni kryetarin e PDK, ndërkohë që unë e kam pyetur dhe kam mare një informacion të mjaftueshëm për të besuar pa dyshuar se jemi në kushtet e manipulimit të manipulimit, por për sa na takon ne nuk i hyjnë fare kësaj ane dhe themi shumë thjesht se s’ka asnjë problem më të madh sesa populli shqiptar të marrë vesh të vërtetën”, tha sot Rama.

Ai u shpreh se i vjen mirë që përfaqësuesit e mazhorancës janë të ngazëllyer nga hetimi dhe le të krijojnë mundësinë që hetimi të bëhet për të gjithë vendin me anë të komisionit.

“Për ne s’përbën asnjë arsye për të ndryshuar qëndrim. Aq më mirë që zonjat dhe zotërinjtë e Kuvendit ndjehen të lumtur nga ai hetim”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

a.k/NOA

{youtube}DF15jlrZ05s{/youtube}

KOMENTE