English

I moshuari kthen pensionin, falenderim për ndihmën si i papunë

Kaliforni, 17 dhjetor, NOA- Një i moshuar nga Karolina e Jugut i ka dërguar shtetit të Kalifornisë një çek prej 10 mijë dollarësh.

Ky akt ka ardhur në shenjë falenderimi për ndihmën që e kishte pranuar si i papunë kur kishte jetuar atje tridhjetë vite më parë.

Ai tha se i kishte mbledhur ndihmat për katër muaj në vitin 1964, duke ia shpërblyer kështu Kalifornisë mirënjohjen e tij, madje ai shkoi më tej duke thënë se, dëshiron që ti kthej paratë me kamatë.

Pensionisti Denis Ferguson tha se asistenca prej 1.100 dollarësh në muaj e kishte ndihmuar t’a vazhdojë shkollimin, të fillojë karrierë të re dhe përsëri të ngritet në këmbë.

a.y/NOA
KOMENTE