Tiranë, 17 dhjetor, NOA – Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së pronarit të një lokali dje në Laprakë. Ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Pandi Dardha” ka për autor, sipas policisë, 36-vjeçarin Olsi Albert Karagjozi, banues në Laprakë.
Pas ngjarjes së rëndë Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, kanë nisur hetimet dhe kanë shpallur në kërkim autorin.
Karagjozi kërkohet nga policia për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, e mbetur në tentativë.
36-vejçari ka qëlluar me pistoletë dje rreth orës 20.35’, Alfred Muharrem Guçen, 36 vjeç, banues në Laprakë.
Guçe u qëllua dy herë me armë dhe ka marrë plagë të renda. Ai aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë.
a.k/NOA