English

Ines Sainz i thotë jo playboy

Meksikë, 18 dhjetor NOA - Nuk ka ndërmend të pozojë e zhveshur, madje dhe për një milion dollarë. Ines Sainz, prezantuesja e famshme meksikane për fizikun e saj perfekt, ka zbuluar detajet e një oferte tepër interesante. Ajo ndryshe nga shumë femra të tjera ka arritur ta refuzojë këtë. Duke pasur parasysh fizikun e saj, faktikisht Playboy kishte kërkuar të kryente një shërbim “hot” që kishte si qëllim fund-shpinën e saj. “Por unë i thashë jo, nuk është aspak stili im”, - u përgjigj Ines.

Kjo nuk është hera e parë që gazetarja është përballur me zgjedhje të tillë. Në shtator, për shembull, ajo kishte pozuar për kopertinën e Esquire Messico, por e veshur në kostum. Për tu fotografuar plotësisht e zhveshur Ines, nuk kërkon të dëgjoj aspak një propozim të tillë. “Playboy më ka ofruar një shumë të madhe parash, më shumë se një milionë dollarë”, - deklaroi bukuroshja meksikane.

r. bNOA

KOMENTE