English

KQZ: Akuzat e Ndokës, shpifje

Tiranë, 17 Dhjetor, NOA- Pas akuzave dhe kundërakuzave për hapjen e kutive të votimit në Shkodër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i quan shpifje deklaratat e opozitës.

Sipas KQZ-së, prokuroria vërtetoi në prezencë edhe të zotit Ndoka faktoi në një rinumërim të një kutie tjetër në vitin 2009, ku Partia Demokristiane kishte marrë vetëm 3 vota.

Kjo deklaratë vjen pas asaj të kreut të demokristianëve Ndoka, i cili akuzoi për mungesë transparence të procesit të numërimit.

Nga ana e tij edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri i ka hedhur poshtë akuzat e Ndokës, duke theksuar se vetë kreu i opozitës së bashkuar Edi Rama ka qenë në djeni për këtë situatë dhe ka heshtur, duke preferuar vetëm të akuzojë mazhorancën.

a.y/NOA
KOMENTE