English

LDGSH, solidarizim me gratë dhe fëmijët e përmbytur

Tiranë, 17 dhjetor, NOA - Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH), e cila në fokus të programit dhe të punës së saj mbrojtjen e gruas shqiptare dhe vlerave tradicionale morale të familjes, organizoi një mbledhje urgjente të kryesisë së saj.

Në këtë mbledhje u vendos të ndërmerren një sërë masash për t’i ardhur në ndihmë familjeve më të prekura nga përmbytja në veriun e vendit.

Këto masa që kanë për qëllim mbështetjen emergjente sidomos të grave dhe fëmijëve për tu bërë ballë nevojave jetike, orientohen në mbledhjen e ndihmës vullnetare me mjete financiare, ushqime, veshmbathje, ilaçe, lodra, apo çdo lloj tjetër ndihme.

Për këtë qëllim, LDGSH ka mobilizuar të gjitha strukturat e saj, jo vetëm në Tiranë, por në rang kombëtar, në mbledhjen e këtyre ndihmave të cilat do të dërgohen në zonat e përmbytura në bashkëpunim me strukturat përkatëse të shtabit të emergjencës.

Të gjitha ndihmat financiare nga anëtarësia e LDGSH do të shkojnë nëpërmjet llogarisë bankare të hapur nga ana e qeverisë në ndihmë të zonave të përmbytura.

n.e/NOA

KOMENTE