Shkodër, 17 dhjetor, NOA- Lëvizja Socialiste për Integrim e qarkut të Fierit ka shpërndarë sot 200 tonë ushqim për blegtorinë në Shkodër, në disa prej komunave që janë prekur nga situata e fatkeqësisë natyrore.
Kryetari i LSI-së Ilir Meta, së bashku me prefektin e qarkut të Fierit Bujar Hasa, dhe Kryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku ishin sot të pranishëm në momentin e dorëzimit të këtyre ndihmave pranë Shtabit të Emergjencave në Shkodër.
Zëvendës Kryeministri Meta shprehu falënderimet e tij për ndihmat e dhëna nga LSI-ja e qarkut të Fierit.
Ai e konsideroi si një kontribut mjaft të çmuar për banorët që janë prekur nga përmbytjet.
“Ky është një kontribut shumë i madh dhe shumë konkret. Është në vijim të një kontributi të mëparshëm që erdhi rreth 40 tonë pak ditë më parë nga Lushnja, dhe të shumë kontributeve të tjera. Jam i bindur se ky kontribut do të vazhdojë deri në fund, pasi ky është një solidaritet tepër i vërtetë, ndaj qytetarëve të Shkodrës”, është shprehur kreu i LSI-së.
a.y/NOA