English

Martens: Zgjedhjet e 28 qershorit ishin të ndershme, opozita të pranojë rezultatin

Bruksel, 17 dhjetor, NOA – “Kryeministri Berisha ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer me zbatimin e reformave, të cilat janë shumë të rëndësishme për rrugën evropiane të Shqipërisë”.

Kështu u shpreh Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Uilfried Martens, gjatë Samitit të PPE, i cili u zhvillua në Kështjellën Bouchout, në Meise, Bruksel, duke shtuar se merita e Berishës qëndron pikërisht në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe transparente.

“Unë e kujtoj shumë mirë ditën e fundit të fushatës zgjedhore kur ai u fliste qytetareve me bindje dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatin e atyre zgjedhjeve.

Një gjë duhet të pranohet nga opozita: Këto zgjedhje ishin të ndershme dhe ajo duhet të pranojë rezultatin e tyre”, tha Martens në fjalën e tij.

Duke shtuar në konferencën e përbashkët për shtyp që pati me kryeministrin Berisha, se ndihet i lumtur që ai ishte i pranishëm në samitin e PPE-ve.

Në këtë samit, i cili drejtohej nga, merrnin pjesë presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Ronpuy; ai i Komisionit Europian, Jose Manuel Baroso dhe ai i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek; si dhe personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish si dhe liderë të opozitës të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së.

Ky samit, kishte si temë dialogun ndërfetar dhe atë ndërkulturor.

n.e/NOA

KOMENTE