English

Me thikë në dorë hipën në autobus dhe godet katër persona

Tokio, 17 dhjetor NOA - Një burrë ka goditur me thikë katër persona në Japoni, duke plagosur rëndë dhe një nxënës 16 vjeçar në afërsi të stacionit hekurudhor Toride, jo shumë larg nga Tokio.

Yuta Saito, një 27 vjeçar i papunë, u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje.

Në total, 13 persona u dërguan në spital nga plagët që mbartën dhe kjo pas panikut që përhapi personi me thikë në dorë.

Ai më pas u arrit të identifikohej nga autoritetet falë dhe ndihmës së dëshmitarëve të shumtë.

“Pasi u fut në bordin autobusit, me anë të thikës që mbante në dorë, ka qëlluar pasagjerë në mënyrë të rastësishme”, - tha policia lokale.
I riu, siç konfirmoi një përgjegjës i autoriteteve, ishte i armatosur me një thikë kuzhine 25 centimetër e gjatë dhe ka qëlluar të paktën 4 persona.

Agresori më pas goditi dhe pasagjerët e tjerë duke shkaktuar çuar numrit e të lënduarve në 13.

“Dua t’i jap fund jetës”, - ka deklarua i dyshuari.

r.b/NOA

KOMENTE