English

Mustafa: Të kënaqur nga vendimi KQZ, parregullsitë në Gjykatë

Prishtinë, 17 dhjetor, NOA- Kryetari i LDK-së, në Kosovë Isa Mustafa është shprehur i kënaqur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përsëritjen e zgjedhjeve në Drenas, Skenderaj e Deçan.

“Jemi të kënaqur me vendimin e KQZ-së për tri komuna, ndersa kemi edhe vërejtje te tjera të cilat tashmë do t`i adresojmë në Gjykatën Supreme”, tha Mustafa.
LDK bashkë me degët e saj ka zhvilluar një analizë, ku në të sipas Mustafës u konstatuan disa vërejtje me vendimet e KQZ-së.

Kritikat kryesore sipas tij kanë të bëjnë me Malishevën, ku sipas kreut të LDK-së gjithë pakënaqësitë dhe parregullsitë do të drejtohen në Gjykatë.

a.y/ NOA
KOMENTE