Tiranë, 17 dhjetor, NOA- Përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar njëherësh kryetar i PDK, Nard Ndoka, denoncoi para mediave shkeljet proceduriale nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në fjalën e tij Ndoka tha se, “PDK e ka dorëzuar denoncimin me faktet përkatëse te manipulimit te zgjedhjeve ne shtator te vitit 2009, ku nga pamjet filmike duken qartazi 138 vota te manipuluara ne 5 kuti. Ndërsa prokuroria me syzet e PD ka lexuar vetëm 1 votë.”
Më tej ai vijoi, duke theksuar se, prokuroria e ka zvarritur enkas numërimin e këutive të votimit, pasi sipas tij, kutitë janë tërhequr nga KQZ pa një vendim të saj dhe janë dhënë fshehtasi nga kreu i këtij institucioni.
Sipas kreut të demokristianëve kutitë janë hapur në mungesë të plotë transparence.
Ndoka e mbylli fjalën e tij duke i bërë apel kreut të shtetit që të ndërhyjë për mirëfunksionimin e institucionit të Prokurorisë.
a.y/NOA