Atmuthunaikenpatty, 18 dhjetor NOA - Një baba me aftësi të kufizuara ka arritur të ndalojë shitjen e vajzave të tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç, të cilat ishin shitur nga e ëma si skllave për një familje të pasur në Indi.
Babai pasi u vu në dijeni të planit të bashkëshortes së tij dhe vjerrës, i cofi vajzat e tek disa të njohur dhe përhapi lajmin në të gjithë fshatin, madje kërkoi ndihmë dhe tek skuadra speciale e policisë lokale.
Autoritetet duhet thënë se arrestuan menjëherë të dy gratë: “Arrestimi u krye pasi 300 banorë të fshatit Atmuthunaikenpatty marshuan në mbështetje të personit me aftësi të kufizuara dhe të dy vajzave të tij.
Nëna dhe gjyshja kishin shitur fëmijët për një shumë prej 400 mijë rupi (rreth 6. 600 euro).
r. b/NOA