English

Parashikimi i motit për nesër nga NOA dhe Meteoalb, reshje dëbore në gjithë vendin

Tiranë, 17 Dhjetor 2010 NOA – Dita e shtune do te nise me reshje shiu e dëbore ne te gjithe vendin.

Reshje me te konsiderueshme do te kete ne Veri - Qender te territorit. Konkretisht dëbore te dendur do te kete ne Bajram Curri, Kukes, Peshkopi, Bulqize, Mat, Mirdite.

Ndersa ne Shkoder, Lezhe, Kruje, Tirane, Elbasan dhe Durres do te kete reshje te konsiderueshme shiu si edhe dëbore te paket.

Ne zonat jugore reshjet do te jene me intensitete më të ulëta.

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -8 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 12 gradë Celsius.

Në rajon, Prishtina do të kapë temperaturën më të ulët, -1 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo dhe Varshava do të arrijnë deri në -11 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë në Athinë, 15 gradë Celsius.

Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Moti Neser– E shtune, 18 dhjetor 2010

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe reshje shiu e dëbore ne te gjithe zonen malore te vendit por edhe ne zonat e ulta do te kete reshje te pakta shiu e dëbore.

Ndersa ne bregdet do te kete shira me intensitet te ulat.

Mbremja dhe nata do te dobesoje ndjeshem intensitetin e reshjeve duke i zhvendosur ato vetem ne zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat ajrit ne vlerat e mengjesit do te pësojnë rritje te ndjeshme por edhe mesdita do te sjelle rritje me 3 - 4 grade te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë e forte ne toke dhe ne det me shpejtesi 70 km/h dhe drejtim Jugperëndimor kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te arrije 7 balle.

Europa

Moti – E shtune, 18 dhjetor 2010

Nje qender e fuqishme ciklonare eshte vendosur ne Europen Juglindore shoqeruar nga fronte te ftohta atmosferike qe vijne nga Mesdheu me shtrire deri ne ishujt grekë.

Kjo do te sjelle mot te ftohte ne gjithe rajonin e Mesdheut ne diten e shtune.

Ne Ballkanin Perendimor dhe Lindor do te kete fuqizim te vranësirave dhe reshje te dendura shiu e dëbore. Problematike situata paraqitet ne Ishujt Britanike ne France dhe nje pjese te Jugperendimit te Europes ne keto vende do te pozicionohet nje qender me presion te ulet atmosferik duke sjelle reshje dëbore, temperatura te ulta si edhe stuhi te forta ere.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E shtune, 18 dhjetor 2010

Rajoni i Mesdheut alarmon per dëbore dhe stuhi te forta ere

Franca, Belgjika alarmojnë per temperatura te ulta dhe dëbore;

Irlanda do te rrezikohet per reshje dëbore dhe temperatura te ulëta.

e.r/NOA

KOMENTE