Tiranë, 17 dhjetor, NOA – Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor votimin në parlament të komisionit për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i raportit të komisionerit Dick Marty në Këshillin e Evropës mbi trafikun e organeve. Si edhe vrasja e ndodhur dje në mëngjes në Tiranë, ndaj një biznesmeni nga Burreli.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor votimin dje në parlament të hetimit mbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009. i cili flet për aktin normativ për pensionet e ushtarakëve.
“Ekzekutohet ish-gardisti, porosia erdhi nga Anglia”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Presidenti Topi: Oketa ka folur qartë dhe me kurajo politike”; “Botohet nesër/ Rexhina Nano: Si ka ndryshuar jeta ime”; “Kakavija si ambasadë, qindra të kthyer”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Vritet burrelsi i fortë/ Ekzekutim mafioz me dy plumba pas koke”, referuar vrasjes së ndodhur dje në mëngjes në Tiranë.
“Politika shqiptare kundër Dik Martit: Po destabilizon rajonin”, i cili flet për reagimet ndaj raportit për UÇK-në.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Hetimi i zgjedhjeve, 3 deputetë të PS kundër”, “Nik Xhelilaj: Shqiptari, më bën të ndihem mirë” dhe “Sadete Mullaymeri: Burri më përdhunoi vajzën 9-vjeç, nuk kam ku të fus kokën”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Topi: E ardhmja nuk varet nga kundërshtarët”, i cili tregon deklaratat e bëra nga kreu i shtetit gjatë një interviste.
“Raporti i KiE, hetim në Shqipëri dhe Kosovë”, është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili flet për akuzat mbi trafikun e organeve.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Selami, si truk i radhës”, “Digitalb Hakmarrja/ 2 plumba të fortit të Burrelit” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Hetimi i zgjedhjeve, kthen votat e PS në Parlament”, i cili pasqyron votimin e djeshëm në Parlament nga deputetët e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të votimit.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Heqja e vizave/ Fratini: dhuratë, tani hapi tjetër drejt BE-së”
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Kutitë nuk po i ndahen Tiranës dhe gjatë zbukurimeve”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 17 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
n.e/NOA