Itali, 18 dhjetor NOA - Një operacion, i cili ka përfshirë 15 persona nga 12 qytete të ndryshme që ka si qëllim ndalimin e shpërndarjes së videove pornografike të fëmijëve është duke u ndërmarrë nga forcat policore të qytetit të Catanias.
Midis të dyshuarve është arrestuar dhe një 64-vjeçar nga Bolonja, i cili është kapur në aktin e krimit.
Hetuesit në kompjuterin e tij arritën të gjenin me mijëra foto inkriminuese. Është bërë e ditur se të dyshuarit merrnin dhe shpërndanin këto materiale nëpërmjet E-mule.
Gjatë hetimeve, policia në Catania, duhet thënë s ka vepruar në fshehtësi në ueb dhe kjo pasi mori autorizimin nga prokuroria në vend.
Qytetet, të cilat janë të përfshira në kërkime janë: Syracuse, Messina, Bolonja, Pistoia, Cagliari, Venecia, Tarantos, Romë, Rimini, Brescia, Como, Cuneo.
r. b/NOA