Varshavë, (Poloni) 17 dhjetor, NOA – Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Polonisë duket se do të hyjnë në një proces mosbesimi në lidhje me ngjarjen që solli vdekjen e presidentit dhe rreth 100 zyrtarëve të lartë të Polonisë. Kryeministri i Polonisë Donald Tusk e kritikoi sot si "të papranueshëm" raportin e Rusisë për rrëzimin e aeroplanit, ku e humbi jetën presidenti polak.
Ai nuk dha detaje të tjera, por shprehu qëndrimin e autoriteteve të vendit të tij për rrëzimin e avionit. Sipas Rusisë rrëzimi i avionit ka ardhur nga pakujdesia e pilotëve.
Në këtë aksident vdiqën Presidenti Leh Kaçinski, gruaja e tij Maria dhe 94 zyrtarë të lartë, në 10 prill kur aeroplani i tyre u rrëzua afër Smolenskut në Rusinë perëndimore.
Pas disa muaj hetimesh, Rusia ia dorëzoi Polonisë raportin e saj për shkaqet e aksidentit.
Tusk nuk dha detaje por shtoi se raporti nuk është në linjë me Konventës së Çikagos, marrëveshje globale, e cila rregullon hetimin e rrëzimit të aeroplanëve.
a.k./NOA