English

Qytetarët shqiptar po lëvizin lirisht drejt vendeve të Shengenit, janë marrë masa për problemet

Tiranë, 17 dhjetor, NOA-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nëpërmjet zëdhënëses së saj, ka thënë se, procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptar ka vijuar normalisht pa probleme në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

“Nga mëngjesi i ditës së sotme në pikat e kalimit kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 1215 shtetas shqiptarë.”

Vetëm policia greke ka qenë ajo që ka kthyer 43 shtetas për mungesë dokumentacioni, ndërsa në pikat e tjera nuk ka pasur probleme.

Siç bën me dije për agjencinë e lajmeve NOA, zëdhënësja e këtij institiucioni, janë marrë të gjitha masat për një lëvizje normale dhe pa probleme të shtetasve Shqiptar.

a.y/ NOA
KOMENTE