English

Rama në Vlorë: Ka ardhur ora që qeveria të largohet

Vlorë, 17 dhjetor, NOA-Turi i protestave të opozitës së bashkuar në këtë mbrëmje ka ndalur në qytetin e Vlorës.

Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve vlonjat, kreu i partisë Socialiste u shpreh se, duhet të largohet kjo qeveri pasi ajo ka dështuar.

Më tej ai vazhdoi akuzat ndaj kreut të qeverisë, duke theksuar se, “Berisha nuk e lë popullin të zgjedhë”.

Kreu i opozitës, përsëriti sërish faktin se këto protesta do të vazhdojnë për sa kohë që nuk ka transparencë ndaj votës së lirë.

Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë edhe aleatët e tjerë të Partisë Socialiste të cilët prej disa javësh, kanë nisur turin e protestave kundër qeverisë nëpër rrethe.

a.y/ NOA

KOMENTE