English

Raporti ILO: Ulje e pagave në gjithë botën

Tiranë, 17 dhjetor. NOA- Organizata Botërore e Punësimit ILO, ka nxjerrë së fundmi “Raportin e pagave”, ku vihet re se në gjithë botën ka pasur rënie të konsiderueshme të pagave.

Rënia ka qenë më e thellë për vendet e Azisë Qendrore dhe për një pjesë të Evropës.

Në raport vihet re se, rritja e pagesave mujore në nivel botëror, ka rënie dhe konkretisht, se rritja e pagave mujore mesatare është ngadalësuar nga 2.8% në vitin 2007, në 1.5% në vitin 2008 dhe 1.6% në vitin 2009.
Sipas këtij raporti, është rritur numri i personave në mbi 50% të vendeve të cilët përfitojnë një pagesë më të vogël se dy të tretat e pagës mesatare.
Organizata e punësimit deklaron se vendet të cilat janë prekur nga rënia ekonomike, duhet ta kthejnë vëmendjen e tyre tek punësimi dhe rritja e pagave në mënyrë që këto vende të rimëkëmben.

Në vijim, raporti thotë se ritmi i rimëkëmbjes për shumë ekonomi do të varet pjesërisht edhe nga masa me të cilën do të përdoret paga për konsum.

Për realizimin e këtij raporti, janë analizuar të 94% e të rreth 1.4 miliardë rrogëtarëve në mbarë botën të dhëna këto nga 115 vende.

a.y/NOA
KOMENTE