Uashington, 17 dhjetor, NOA- Senati i Amerikës diskuton traktatin e ri për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë.
Kjo vjen pasi marrëveshja e mëparshme ka skaduar para një viti.
Republikanët i akuzojnë përkrahësit e traktatit, se po nxitojnë ta miratojnë atë në seancat e fundvitit të kongresit.
Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre është fakti se një marrëveshje e tillë do të kufizonte alternativat e Shteteve të Bashkuara për t’u mbrojtur nga raketat.
Traktati ka nevojë për dy të tretat e Senatit që të ratifikohet.
Duke e cilësuar marrëveshjen si shumë të rëndësishme për sigurinë kombëtare, Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Senatit që ta miratojë traktatin.
a.y/NOA