English

Vetëvendosje: KQZ, pjesë e vjedhjeve të votave

Tiranë, 17 dhjetor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje e cilësoi sot vendimin e KQZ-së për përsëritjen e zgjedhjeve në 5 komuna si të padrejtë dhe të pjesshëm. Drejtues tw kësaj lëvizjeje kanë akuzuar KQZ-në, se është në funksion të PDK-së dhe se "vjedhjes së votave i bashkohet edhe KQZ-ja".

Në një konferencë për media, të premten zyrtarët e Vetëvendosjes paralajmëruan se do të vazhdojnë me prezantimin e fakteve për vjedhje dhe manipulim të votave në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Besnik Bislimi ka thënë se të gjitha këto manipulime kanë pasur qellim të qartë nga KQZ-ja, në mënyrë që t'i jepet mundësia PDK-së të krijojë qeverinë e re vetëm me pakicat.

NOA

KOMENTE