English

Vetëvritet 40-vjeçari me armën e gjahut, policia e klasifikon si aksident

Shkodër, 17 dhjetor, NOA – Pakujdesia i ka kushtuar jetën një 40-vjeçari nga Shkodra. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Shkodër raporton se Lutfi Muriqi është vetëvrarë dje në shtëpinë e tij, teksa ka qenë duke u pastruar armën e gjahut.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushe, komuna Bushat rrethi Shkodër dje rreth orës 17.30.

40-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia është njoftuar nga familjarët dhe agjentët e Policisë së Shkodrës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje,

Pas hetimeve të para policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Pranë trupit të viktimës u gjet dhe u sekuestrua arma e krimit, tip arme gjahu, çifte, si dhe një gjerdan me 24 copë fishekë armë gjahu.

a.k/NOA

KOMENTE