English

“Wikileaks”, Moratinos: Serbët e dinë se Kosova është e pavarur

Uashington, 17 dhjetor, NOA – “Serbët e dinë se Kosova është e pavarur, por u nevojitet kohë ta pranojnë këtë fakt”, ka deklaruar para një viti ministri i atëhershëm spanjoll i Punëve të Jashtme, Migel Anhel Moratinos në takimin me sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton, publikoi ueb faqja “Wikileaks”.

"Serbët e dinë se Kosova është e pavarur dhe dëshirojnë të fillojnë faqe të re, por u nevojitet kohë ta pranojnë këtë fakt dhe ta ruajnë faqen", thuhet në dokumentin sekret në të cilin citohet Moratinos, ndërsa i cili është publikuar në faqen “Uikiliks”.

Moratinos, i cili në atë kohë ishte shef i diplomacisë spanjolle, në takimin me Klintonin më 14 dhjetor të vitit të kaluar theksoi se edhe pse ka pasur mosmarrëveshje me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, pas bisedës së paradokohshme me të në Madrid është bindur se do të mund të punojnë së bashku.

NOA

KOMENTE