English

Aksident fatal në Lezhë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur nga ngricat në rrugë

Lezhë, 18 dhjetor, NOA Update – Një 45-vjeçar humbi jetën dhe 3 persona të tjerë mbrëmjen e djeshme në dalje të qytetit të Lezhës, në kuadrin e një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi si pasojë e ngricave në rrugë.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Lezhës, sipas të cilave ngjarja aksidentale ndodhi në vendin e quajtur Ura e Drinit.

Konkretisht, aksidenti ndodhi rreth orës 24.00, pasi një automjet tip fuoristradë me targa të Kosovës, ku udhëtonin dy kushërinjtë, 45-vjeçari Kol dhe Tonin Gjoni, së bashku me 2 fëmijët e tyre, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç nga Velipoja e Shkodrës, u përplas me një auto-betonierë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i vdekur 45-vjeçari Kol Gjoni, i cili ndodhej si pasagjer.

Po ashtu, është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Tonin Gjoni, i cili është transportuar për në spitalin ushtarak të Tiranës, ndërsa dy fëmijët e tyre kanë marre plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e qytetit të Lezhës.
n.e/NOA

KOMENTE