Venezuelë, 18 dhjetor, NOA – Hugo Chavez, presidenti i Venezuelës, nga dita në ditë po bëhet edhe më i fuqishëm.
E kjo, falë kompetencave të shtuara që i ka dhënë parlamenti si kryetar shteti.
Në një votim të zhvilluar në parlament deputetët i ndanë presidentit me orientim të majtë të drejtën që të miratojë dekrete me fuqi ligjore me kohëzgjatje prej 18 muajsh.
Chavez, ka kërkuar miratimin e këtij ligji i cili është kritikuar nga opozita për të reaguar sipas tij, më mirë ndaj reshjeve të shpeshta si pasojë e të cilave gjatë javëve të kaluara humbën jetën 38 vetë.
n.e/NOA