Tiranë, 18 dhjetor, NOA – Përveç Sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut-së, Leonard Solis, edhe kryetari i saj, Vangjel Dule e ka pranuar zbehjen e luftës për të drejtat e njeriut.
Në fjalën që mbajti gjatë konferencës IX të kësaj force politike për Tiranën, Duke tha se “kemi dështuar në objektivin strategjikë të kësaj lëvizje, shtetin e se drejtës, respektin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve”.
Dhe për këtë, ai bëri fajtore qeverisjen, duke pohuar se ndërsa vendi kërkon punë, vizion dhe demokraci, ajo nuk është duke i përmbushur fare këto kërkesa të tij.
“Jo demagogji, ne duam sundim të ligjit, respektin e së drejtës dhe e para vjen vota. Kur kjo votë shpërdorohet, nuk respektohen të gjitha derivatet, do të luhet dhe me keq”, tha Dule në fjalën e tij.
n.e/NOA