Elbasan, 18 dhjetor, NOA – Depresioni psikik e ka çuar në një vendim të pakthyeshëm një 37 vjeçar nga qyteti i Elbasanit. Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Bledar Rexhepi, i cili i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë, me hedhje nga pallati.
Korrespondenti i agjencisë NOA pohoi se vetëvrasja e Rexhepit ndodhi në drekë, rreth orës 15.30.
Policia e elbasanit e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimin e çështjes.
37 vjeçari Bledar Rexhepi, i cili vuante prej kohësh nga depresion psikik, është hedhur sot nga kati i gjashtë i pallatit, duke vdekur në vend.
mit/NOA