Gjenevë, 18 dhjetor, NOA – Vapa e madhe e vendeve arabe në verë është e papërballueshme dhe sidomos për evropianët apo shtetasit e vendeve të ftohta.
Për këtë arsye, Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka rekomanduar që kampionati botëror i Futbollit, 2022, i cili është parashikuar të luhet në Katar, të zhvillohet gjatë stinës së dimrit.
Një fakt të tillë e ka konfirmuar nga Gjeneva, vetë Joseph Blatter, presidenti i FIFA, i cili është shprehur pozitivisht për mundësinë e luajtjes së botërorit të vitit 2022 në Katar gjatë periudhës së dimrit, për të evituar vapën e madhe të vendit arab në verë.
“Mbështes idenë që Botërori të luhet në dimër në Lindjen e Mesme”, u shpreh Blatter gjatë konferencës së shtypit në Abu Dhabi (Katar), ku zhvillohet Botërori i Klubeve, kompeticion i organizuar nga FIFA.
n.e/NOA