(UPDATE) Tiranë, 18 dhjetor, NOA- Pas ndjekjeve të vazhdueshme nga ana e policisë, është liruar pengu Nazmi Pepa.
Ky lajm është bërë me dije nga policia e cila është vënë në lëvizje në mënyrë që kjo pengmarrje të përfundonte me sukses.
Fshati Domje ështe pikërisht vendi në të cilin është gjetur, pengu 32 vjeçar.
Ky rrëmbim i cili ka zgjatur për afro 1 orë, më në fund ka përfunduar me sukses ku pengu Nazmi Pepa është liruar nga vetë pengmarrësit, pas vënies në ndjekje nga ana e policisë dhe nga frika e rënies në duart e policisë.
Bëhet me dije edhe emri njw prej pengmarrësve, njwri prej tyre quhet Nestur Lika.
Do të jetë vetë Pepa i cili do i sqarojë, madje pritet të japë edhe arsyet e sakta të ndodhjes së këtij rrëmbimi.
a.y/NOA