Beograd, 18 dhjetor, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i cili prej dy ditësh ndodhet në Serbi i ftuar nga Presidenti Serb Boris Tadiç, ka përshëndetur në kongresin e PDS.
Gjatë fjalës së tij Meta ka folur edhe për akuzat ndaj Thaçit duke i cilësuar ato si trillim.
Më tej ai ka vijuar duke thënë se nuk duhet marrë më me spekulime të vjetra të cilat tashmë njihen nga të gjithë.
Korridori Durrës-Nish u konsiderua si i rëndësishëm dhe si një projekt madhor dhe i rëndësishëm.
Më tej zëvendës Kryeministri Meta, theksoi se duhet punuar akoma më tepër në rrugën e integrimit europian.
Meta dhe Tadiç u takuan mbrëmjen e djeshme ku pas takimit mbajtën një deklaratë të përbashkët, ku zv/Kryeministri mori urimin për liberalizimin e vizave.
a.y/ NOA