E shtunë, 18 dhjetor, NOA-Dëbora e dendur dhe ngricat kanë mbuluar gjithë kontinentin e Europës.
Transporti ajror ka qenë i pari i cili ka ndier vështirësi nga këto kushte klimatike.
Britania, Franca, Gjermania dhe Italia ka sjellë probleme në transportin ajror, rrugor dhe në hekurudhat e dëbora e dendur në Londër çoi në mbylljen e pistave të dy aeroporteve kryesore të kryeqytetit britanik, Heathrow dhe Gatwick.
Një situatë e ngjashme ishte të shtunën edhe në veri të Italisë, ku shoferët hynë në autostrada të bllokuara nga bora, për shkak të mosnjoftimit në kohë nga sinjalistika rrugore.
Krerët e vendeve përkatëse kanë bërë apel që shoferët të detyrohen të përdorin zinxhirë për gomat e kamionëve, duke tentuar të shmangin kështu ndonjë tragjedi të mundshme.
a.y/NOA