English

Nisin negociatat Thaçi-Pacolli për qeverinë e re

Prishtinë, 18 dhjetor, NOA- Kanë nisur sot negociatat për formimin e koalicionit qeverisës mes Hashim Thaçit dhe Behxhet Pacollit.

“Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas çertifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja”, thuhet në një komunikatë për mediat.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, janë takuar sot për të diskutuar lidhur me formimin e koalicionit të ri qeveritar, bëhet e ditur nga një komunikatë me shkrim të lëshuar nga PDK-ja. Të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, për t’i siguruar Kosovës të ardhmen saj evro-atlantike.

INA/NOA

KOMENTE