Tiranë, 18 dhjetor, NOA – Qarkullimi i masave ajrore nga jugperendimi i kontinentit ka bere qe territori shqiptar te karakterizohet nga masa ajrore te ngrohta dhe te lageshta. Zonat e uleta dhe ato bregdetare do te dominohen nga vranesira dhe intervale me kthjellime ndersa ne zonat malore do te kete vranesira dhe reshje te pakta debore. Oret e mesdites do te jene me diell, pothuajse ne te gjithe vendin.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Ne pjesen e dyte te dites do te kete shtim te vranesirave dhe te reshjeve te shiut e debores sidomos ne jug dhe juglindje te territorit ku qytetet si Pogradeci, Korca, Erseka dhe Bilishti do te marrin sasi te konsiderueshme te reshjeve. Ne mbremje dhe gjate nates reshjet do te zhvendosen ne veri dhe verilindje te shqiperise. Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade rritje si ne vlerat e mengjesit edhe ne ato te mesdites, kjo rritje do te jete ne te gjithe vendin. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det duke arritur shpejtesine 40 km/h me drejtim jugor-jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te arrije 4 balle.
Europa
Pjesa me e madhe kontinentin europian do te dominohet nga masa ajrore te thata e te ftohta ku dominuese do te jene kthjellimet, por temperaturat do te mbeten te uleta. Ndersa ne Europen veriperendimore do te vendoset nje qender ciklonare e cila do te shoqerohet nga nje front i ftohte atmosferik duke sjelle vranesira dhe reshje te dendura debore. Problematike do te mbetet serish ne Ishujt Britanike, France dhe Gjermanine Veriore pasi ne keto vende do te kete reshje te dendura debore te shoqeruara me stuhi te forta ere. Gjithashtu rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu e debore por ne sasi me te pakta.
Ngjarje ekstreme në Europë
Britania e Madhe alarmojne per reshje shiu dhe debore te dendura.
Franca do te rrezikohen nga rrebesh shiu dhe stuhi te forta ere;
Skandinavia alarmon per stuhi ere dhe debore te dendur.
e.r/NOA