English

Pengmarrje për borxhe në Tiranë, policia: Pengu quhet Nazmi Pepa

Tiranë, 18 dhjetor, NOA – Një pengmarrje për arsye borxhi të papaguar ka alarmuar kryeqytetin këtë pasdite. Vetëm pak minuta më parë një person nga Peshkopia është rrëmbyer peng, nga dy persona të tjerë pranë shkollës “Aleks Buda” në kryeqytet.

Uniformat blu të komisariatit nr. 3 të kryeqytetit të thirrur nga dëshmitarët e alarmuar në vendngjarje kanë mbërritur në një kohë të shpejtë pranë shkollës “Aleks Buda” duke u vënë në ndjekje të pengmarrësve.

Sipas policisë pengu, është një qytetar 32 vjeçar, që quhet Nazmi Pepa.

Ai është marrë peng, pasi nuk ka përmbushur kthimin e një borxhi prej 30 mijë eurosh, që ia kishte marrë pengamarrësit, të cilit policia i jep vetëm mbiemrin, Lika.

Pengmarrësit pas një diskutimi me pengun pranë një lokali në këtë zonë, nuk kanë rënë dakort me borxhliun e tyre, duke e marrë peng, në këmbim të kthimit të parave.

Por, ndërhyrja e menjëhershme e uniformave blu ka bërë që pengmarrësit të nisen drejt Durrësit për t’i shpëtuar kapjes duke e futur pengun në bagazhin e automjetit të tyre.

Sipas informacioneve policia është vënë në ndjekje të pengamarrësve, ndërkohë që postblloqe policie janë shpërndarë nëpër të gjithë nyjet që të çojnë drejt autostradës Tiranë-Durrës. Vijon...

mit/NOA
KOMENTE