English

Policia e Shtetit: Dje ikën nga kufiri, 1215 shqiptarë

Tiranë, 18 dhjetor, NOA - Gjatë ditës së djeshme, 1215 shtetas shqiptarë kanë kaluar me pasaportë biometrike në vendet e Bashkimit Europian.

Shifra u bë e ditur nga Policia e Shtetit, sipas të cilës, bie në sy është shtimi i fluksit të shtetasve shqiptarë që kalojnë përmes Kakavijës.

Ndërkaq, mësohet se numri i të kthyerve nga autoritetet greke ditën e djeshme ka qenë më i ulët.

Sipas të dhënave të Policisë, nga Rinasi kanë kaluar me pasaportë biometrike 310 shtetas ndërsa nga Kapshtica kanë lëvizur me pasaportë biometrike 178 shtetas shqiptarë, ndërkohë që nga autoritetet greke janë kthyer 4 shtetas.

Lidhur me kalimet në porte, Policia e Shtetit jep shifrën prej 48 të ikurve në atë të Durrësit, dhe 47 të tjerë përmes atij të Vorës.

n.e/NOA

KOMENTE